Lajme
Mbretëria e Bashkuar ndalon të gjitha importet e gazit natyror të lëngshëm rus
Mbretëria e Bashkuar ndaloi këtë 1 janar të gjitha importet e gazit natyror të lëngshëm rus.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë në faqen e saj në Twitter.
Zyra për Punët e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin e Britanisë së Madhe njoftoi se kjo masë vjen “si pjesë e përgjigjes ndaj pushtimit të paligjshëm të Ukrainës”.
“Sot, Mbretëria e Bashkuar u ka dhënë fund të gjitha importeve të gazit natyror të lëngshëm rus. Ne po ndërpresim furnizimin e makinerisë së luftës ilegale të Putinit dhe do të mbështesim vendet në mbarë botën për të reduktuar varësinë e tyre”, thuhet në mesazh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













