Lajme
Humb jetën boksieri shqiptar, theret për vdekje në Gjermani
Raportohet se të shtunën në mëngjes punonjësit në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete. Ai gjendej në hekurudhë dhe me plagë të marra nga një mjet i mprehtë, përcjell albinfo.ch.
Është zbuluar se bëhet fjala për ish-kampionin në boks për zonën e Norbayerit të Gjermanisë, boksierin me rrënjë shqiptare, Liridon B. (23), raporton “Bild”.
Ai ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe.
“Më pas ra në rrugë të këqija”, thotë ish-trajneri i tij, Ralf Markert. “Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”.
Më 31 dhjetor Liridon B. ishte konfrontuar rreth orës 6 të mëngjesit me shokun Andreas M. (23). Liridoni e goditi atë me thikë, e lëndoi rëndë.
Më pas Liridon B. iku, ndërsa Andreas M. shkoi në klinikë.
Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë.
Kishte plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar.
Policia është duke kërkuar për informata për rastin dhe për të dyshuar. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që Liridon B. ta ketë goditur veten me thikë nën ndikim të drogës.
Analizat do ta sqarojnë këtë.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













