Lajme
Varianti i ri XBB.1.5 pritet të përhapet në Evropë brenda javëve në vijim
Varianti i ri i koronavirusit XBB.1.5 pritet të përhapet në Evropë dhe Gjermani brenda javëve të ardhshme, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në SHBA. CDC vlerësoi se XBB.1.5 përbënte pothuajse gjysmën e të gjitha infeksioneve të reja në SHBA.
“Mund të thuhet me njëfarë sigurie prognostike se ky variant do të bëhet dominues edhe në vendin tonë”, tha epidemiologu Hajo Zeeb nga Instituti Leibniz për Kërkime Parandaluese dhe Epidemiologji, në Bremen.
“XBB.1.5 prek personat me imunitet në rënie, vaksinimi ose infeksioni i të cilëve ka ndodhur disa kohë më parë”, tha Zeeb.
“Fillimisht në SHBA dhe më pas këtu në Gjermani”, shtoi ai.
“Megjithatë, numri i rasteve të njohura të XBB.1.5 në Gjermani aktualisht është ende shumë i ulët. Nuk ka nevojë të mendohet ende për masa të reja”, tha ai.
“Varianti i ri, i zbuluar në tetor, është rritur me shpejtësi në veri-lindje të SHBA-së, duke dominuar infeksionet që nga mesi i dhjetorit”, tha Richard Neher, kreu i Grupit Kërkimor të Evolucionit të Viruseve dhe Baktereve, në Universitetin e Bazelit, tranameton dpa, përcjell albinfo.ch.
“Rastet dhe shtrimet në spital u rritën në gjithë SHBA-në, jo vetëm në rajonet ku XBB.1.5 ishte dominues”, tha Neher.
“Kjo mund të sinjalizojë se ashpërsia nuk është dukshëm e ndryshme nga variantet e tjera që qarkullojnë aktualisht”, shtoi ai.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, shprehu shqetësim për variantin e ri. “Shpresojmë se do ta kalojmë dimrin përpara se një variant i tillë të përhapet edhe këtu”, shkroi Lauterbach në Twitter.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori









