Lajme
I refuzohet pasaporta zvicerane për shkak të shkeljes së shpejtësisë
Ai ishte dënuar me një gjobë me kusht në Gjenevë në vitin 2017 për shkak se kishte ngarë makinën me shpejtësinë 80 km/h në vend të 40 km/h, sa ishte e lejuar
Qeveria Federale e Zvicrës me të drejtë ka refuzuar natyralizimin e një francezi, edhe pse ai ka jetuar në Zvicër për rreth 40 vjet, transmeton albinfo.ch. Në këtë përfundim ka dalë Gjykata Federale Administrative.
Personi në fjalë ishte dënuar me një gjobë me kusht në Gjenevë në vitin 2017 për shkak se kishte ngarë makinën me shpejtësinë 80 km/h në vend të 40 km/h, sa ishte e lejuar.
Sipas Gjykatës Federale Administrative, një person me një dënim të tillë nuk konsiderohet të jetë integruar me sukses, shkruan sda.ch.
Kjo është arsyeja pse Sekretariati Shtetëror për Migracionin u lejua të refuzonte kërkesën për natyralizim, edhe pse francezi është i integruar mirë në Zvicër, një biznesmen i suksesshëm dhe ka një pasuri milionëshe treshifrore.
Ai mund të paraqesë një kërkesë të re për natyralizim në qershor.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë Një numër në rritje i të rinjve në Zvicër po përfiton nga pensionet e sigurimeve për... -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim -
Trump kritikon sërish Zvicrën -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike









