Bota
9 të vdekur pas të shtënave në afërsi të Los Anxhelosit
Një burrë ka qëlluar rreth vetes me automatik, transmeton albinfo.ch. Sfondi i krimit është ende i paqartë.
Nëntë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas të shtënave në zonën e Los Anxhelosit në margjona të festimit të Vitit të Ri Kinez.
Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë ka qëlluar rreth vetes me automatik, transmeton albinfo.ch. Sfondi i krimit është ende i paqartë.
Pronari i një restoranti afër vendit të krimit ka thënë se tre persona vrapuan drejt vendit ku po qëndronte i kërkuan që të mbyllte derën. Ata thanë se gjuajtësi mbante aq shumë municion sa mund të rimbushej pa pushim.
Një komunitet i madh aziatik jeton në Monterey Park, afër Los Anxhelosit. Gazetarët e AFP-së në vendngjarje flasin për një prani të madhe të policisë dhe zona mbi të cilën po fluturonin helikopterët ishte e paarritshme.
Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur më herët gjatë ditës për festimet dy-ditore të Vitit të Ri Kinez, një nga festimet më të mëdha të këtij lloji në Kaliforninë Jugore.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje










