Lajme
Garuesi suedez i “Kush do të bëhet milioner” fiton çmimin kryesor
Garuesi suedez i “Kush do të bëhet milioner” arrin deri te pyetja e fundit
Jonas von Essen së fundmi ka marrë pjesë në kuizin “Postkodmiljonaren” në Suedi, ku në pyetjen e fundit shfrytëzoi xholin “telefono mikun”, e më pas i kërkoi mikut që të shkojë në ahengun e tij që do ta organizojë javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Në kuizin e popullarizuar “Kush do të bëhet milioner”, garuesi Jonas von Essen javën e kaluar iu përgjigj të gjitha pyetjeve – duke fituar një milion kruna suedeze, transmeton Telegrafi.
Pas paraqitjes në kuiz dhe 14 pyetjeve, javën e kaluar atij i mbeti edhe një për ta fituar titullin e kuizit “Kush do të bëhet milioner”, ku është përgjigjur me saktësi të madhe dhe duke u bërë personi i 14 që e arriti këtë gjë.
“Cili është arkitekti që projektoi Chandigarh, qytetin në Punjab të Indisë, që u ndërtua në të 50-at”, ishte pyetje e fundit.
E pasi që i kishin mbetur tri nga katër xholët, Essen vendosi të argëtohet paksa në pyetjen e fundit – duke shfrytëzuar xholin “telefono mikun” ku i telefonoi mikut të tij David, të cilin e ftoi që të marrë pjesë në ahengun që do ta organizojë javën e ardhshme.
Prezantuesi e shikoi me habi, por shpejt e kuptoi se për çfarë bëhet fjalë. Pas telefonatë shfrytëzoi xholin (50-50), u përgjigj në pyetjen dhe u ul në karrige derisa priste të shfaqet përgjigjja. Pasi fitoi paratë, tha se fillimisht do të blejë shumë palë të çorapeve.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut