Lajme
Rekord i eksporteve të Zvicrës: 279 miliardë franga në vitin 2022
Por rritja që nominalisht është 7.2 për qind në krahasim me vitin e kaluar mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e çmimeve
Ekonomia zvicerane ka eksportuar mallra me vlerë prej gati 279 miliardë CHF vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Kjo shumë është më e madhja deri më sot, raporton Qeveria Federale.
Por rritja që nominalisht është 7.2 për qind në krahasim me vitin e kaluar mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e çmimeve, shkruan srf.ch.
Mbi të gjitha, industria kimike-farmaceutike si dhe industria e orëve dhe bizhuterive kanë shënuar rritjen më të madhe të eksporteve. Nëse hiqet ndryshimi i kushtëziar nga rritja e çmimeve, eksportet megjithatë kanë qenë pothuajse të njëjta me një vit më parë.
Importet janë rritur gjithashtu: mallra në vlerë prej gati 235 miliardë CHF janë importuar në Zvicër. Në ndryshim nga eksportet, importet janë rritur lehtësisht në raport me çmimet.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra













