Lajme
BE-ja dëbon në mënyrë masive azilkërkuesit
Rritja e ndjeshme e kërkesave për azil ka vënë në lëvizje Bashkimin Europian, që po kërkon të ndalë fenomenin përmes një strategjie të re.
Për këtë arsye, Komisioni i BE-së në Bruksel prezantoi planet për krijimin e një sistemi të përbashkët për dëbimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi.
“Po përballemi me një rritje të ndjeshme të emigracionit ilegal. Më shumë se 330.000 klandestinë janë zbuluar nga Frontex vitin që shkoi, një rritje kjo me 100.000 krahasuar me vitin e mëparshëm. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve as nuk kanë vërtet nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, por aplikojnë gjithsesi“, u shpreh Ylva Johannsson, Komisionere e çështjeve të brendshme, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Sipas Komisionit të BE-së, në vitin 2022 janë paraqitur 920.000 kërkesa për azil.
Për të rritur numrin e të kthyerve, BE-ja do të kërkojë që shtetet anëtare të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar.
Për këtë arsye, brenda Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit Frontex është krijuar një komision i posaçëm.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













