Lajme
Eksperti: Transferimi i materialit luftarak në Ukrainë shkel neutralitetin zviceran
Zvicra deri më tani ka refuzuar të lejojë vendet që mbajnë armë të prodhimit zviceran t’i eksportojnë ato në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, në përputhje me neutralitetin e saj të rreptë ushtarak, përcjell albinfo.ch.
Sipas ligjit të Zvicrës, kërkesat për eksport nuk mund të miratohen nëse vendi marrës është në një konflikt të armatosur ndërkombëtar.
Megjithatë, këtë javë, një komision parlamentar zviceran votoi për të kërkuar një ndryshim në ligjin e vendit për të lejuar që materiali i tij luftarak të transferohej nëpërmjet vendeve të treta në Ukrainë.
Por Oliver Diggelmann, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Cyrih, vuri në dukje në një intervistë të enjten se lejimi i dhënies së materialit luftarak zviceran në Ukrainë jo vetëm që do të shkelte statusin e neutralitetit të Zvicrës, por gjithashtu do të shkelte ligjin që detyron trajtimin e barabartë të palëve në konflikt.
“Ne nuk i dërgojmë armë Rusisë, kështu që ne duhet ta trajtojmë Ukrainën në të njëjtën mënyrë”, tha Diggelmann.
Nëse Zvicra e bën këtë hap megjithatë – mocioni është në pritje duhet të miratohet – atëherë “vendi duhet të heqë dorë nga neutraliteti i tij”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













