Kosova
Arlinda Rushiti rikthehet për të përfaqësuar Kosovën në tenis
Tenistja shumë e talentuar, Arlinda Rushiti, që është e renditur në pozitën 398 WTA Ranking, rikthehet për ta përfaqësuar tenisin kosovar. 23-vjeçarja Rushiti kthehet të përfaqësojë Kosovën në BJC Cup pas 4 vjetësh dhe pas tjekalimit të të gjitha pengesave të të kaluarës, përcjell albinfo.ch.
Rikthimi u arrit pas kërkesës dhe insistimit të vazhdueshëm të Kryetarit të FTK-së, Jeton Hadërgjonaj, dhe me mirëkuptim të menaxherit dhe sponsorit të saj, Kadri Bajrami.
Arlinda Rushiti për tre vjet (2017-2019) të përfaqësimit të Kosovës në BJC Cup që është Kampionati Botëror i Tenisit, i ka arritur 10 fitore në single dhe 3 në double, duke i sjellë Kosovës shumë fitore ndaj shteteve të forta në tenis. Në atë kohë Arlinda kishte një renditje në vendin 750 WTA.
Me renditjën e tashme 398 WTA dhe me moshën e re që e ka, Arlinda Rushiti me ekipin e saj dhe me ndihmën e sponsorëve e të Ministrisë së Sportit synon të arrijë majat e tenist botëror. Arlinda është shumë afër kualifikimit për në Grand Slam dhe në Lojëra Olimpike.
Në muajin prill në Portugali Arlinda Rushiti do të e prezentojë Kosovën në grupin Europa/Afrika II të BJC Cup.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












