Lajme
Vendi ku qepa kushton gati më shumë se mishi
Të gjitha restorantet në Filipine kanë kohë që po përballen me mungesën e një prej ushqimeve kryesore të kuzhinës filipinase. Shumë prej tyre u detyruan të theksojnë në menytë e tyre – “pa salcë qepe”. Sipas statistikave zyrtare, çmimi i qepëve muajin e kaluar u rrit në rreth 700 pesos filipinase (rreth 11 euro) për kilogram, që është më i lartë se çmimi i mishit dhe paga minimale ditore në këtë vend të Azisë Juglindore.
Megjithëse çmimet kanë rënë javët e fundit, qepët janë ende një luks për shumë konsumatorë, tha Rizalda Maunes, pronare e një picerie në Cebu City.
“Dikur blinim tre deri në katër kilogramë qepë në ditë. Tani blejmë gjysmë kilogrami, që është gjithçka që mund të përballojmë. Klientët tanë e kuptojnë, sepse nuk ka të bëjë vetëm me restorantet…është e vështirë për familjet, sepse qepët u shtohen shumë pjatave”, tha ajo për BBC. Një përbërës kryesor në kuzhinën filipinase është bërë një simbol i rritjes së kostos së jetesës. Inflacioni në këtë vend arriti në majën e re katërmbëdhjetëvjeçare muajin e kaluar.
Presidenti Ferdinand Marcos Jr., i cili është edhe Sekretar i Bujqësisë, e quajti rritjen e çmimeve të ushqimeve një “situatë emergjente”.
Në fillim të këtij muaji, Marcos autorizoi importimin e qepëve të kuqe dhe të verdha në një përpjekje për të rritur furnizimet. Ekspertët thonë se rihapja e ekonomisë së Filipineve ka rritur kërkesën, ndërsa kushtet e rënda të motit kanë ndikuar në prodhimin e ushqimit, përfshirë qepët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss











