Kosova
Kosovë: Punëtorët e sektorit privat të pakënaqur me trajtimin nga Qeveria
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar mbështetjen financiare për punëtorët e sektorit publik po përcillet me kritika nga përfaqësues të sektorit privat.
Ky vendim “për dikë nënë e për dikë njerkë” konsiderohet i padrejtë nga komuniteti i biznesit privat. Të njëjtit, kërkojnë që ekzekutivi të rishikojë këto vendime dhe të simulohen të gjithë punonjësit pa përjashtim.
Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat (SPSPK), Jusuf Azemi, thotë për KosovaPress se, qeveria është dashur të kujdeset për punëtorët e sektorit privat, pasi sipas tij, pagat në këtë sektor janë shumë më të vogla krahasuar me sektorin publik.
Sipas tij, qeveria nuk po i përmirëson gabimet që i ka bërë edhe në të kalurën kur ka ndihmuar vetëm punëtorët e sektorit publik, përcjell albinfo.ch
“Në rend të parë është dashtë që të stimulohen punëtoret e sektorit privat të vendit, për arsyeje se pagat në sektorin privat janë shumë më të vogla, numri i punëtoreve që paguhen për arkën e shtetit është rreth katërfish më i madh sesa i punëtoreve të sektorit publik, dhe kur dihet që punëtoret e sektorit privat punojnë punë shumë më të rënda, dhe punëtoret e sektorit publik janë më të priveligjuar mendojmë se është bërë një vendim jashtëzakonisht i paqëndrueshëm…Po ashtu në rastin e parë kur u ndan kemi menduar pas presioneve, pas njoftimeve që ne jemi shumë më keq se ata, kemi menduar që së paku do të del një moment dhe kryeministri do të thotë kërkojmë falje”, thotë Azemi.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










