Lajme
Shqiptari që shkaktoi aksidentin në SHBA del para gjykatës
Shpërthen në lot kur njoftohet për vdekjen e të fjeuares së tij që ishte shtatzëne
Bëhet e ditur se shqiptari A.N., i cili shkaktoi pak ditë më parë një aksident tragjik që i mori jetën të fejuarës së tij shtatzënë, ka dalë dje para gjykatës në SHBA, ku është njohur dhe me lajmin tragjik, përcjell albinfo.ch.
Teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur, 30-vjeçari u përplas me bordurat anësore të rrugës, ku për pasojë A. S., në muajin e 7 të shtatzënisë, ndërroi jetë bashkë me foshnjën në bark. I riu i cili u dërgua me një karrocë me rrota në spital, mësoi në sallën e gjyqit se e fejuara kishte ndërruar jetë. Ngjarja tragjike ndodhi në Staten Island në SHBA.
Ka qenë avokati i tij, i cili ia ka komunikuar lajmin e kobshëm pak para seancës gjyqësore.
30-vjeçari shpërtheu në lot në mënyrë të pakontrolluar në sallë.
“Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij kishin vdekur”, tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës
“Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu duke qarë”, pohoi avokati.
Sipas një kallëzimi penal të paraqitur në këtë rast, A.N. u tha policëve në vendngjarje se një shofer tjetër ia preu rrugën para përplasjes fatale.
Por, prokurorët thanë se A.N. po ecte me shpejtësi dhe po kalonte nëpër trafik në bulevardin Hylan rreth orës 4:45 të mëngjesit kur humbi kontrollin e makinës dhe e përplasi atë në një pengesë.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës











