Kriza në Ukrainë
Biden thotë se nuk dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga zyrtarët ukrainas për mbështetje ajrore.
“Jo”, tha ai kur u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, por njoftoi se do të vizitonte aleatin e rëndësishëm, Poloninë.
Deklarata e tij vjen një ditë pasi udhëheqësi gjerman përjashtoi gjithashtu dërgimin e avionëve luftarakë. Ukraina ka thënë se i duhen avionët për të marrë kontrollin e hapësirës së saj ajrore në luftën e saj të vazhdueshme me Rusinë.
F-16 Fighting Falcons konsiderohet si një avionët luftarakë më të besueshëm në botë dhe përdoren nga vende të tjera, si Belgjika dhe Pakistani, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Biden ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur lutjet e Ukrainës për avionët, duke u fokusuar në sigurimin e mbështetjes ushtarake në fusha të tjera. SHBA-ja njoftoi javën e kaluar se do të furnizonte Kievin me 31 tanke Abrams, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania premtuan mbështetje të ngjashme.
Vendet perëndimore, këtë muaj, ranë dakord për t’i dërguar Ukrainës tanke moderne të standardit të NATO-s, një nga armët më të fuqishme në ushtritë e tyre konvencionale.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha më herët të hënën se Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë. Por, ai shtoi se për dërgimin e tyre së pari duhen përmbushur disa kushte të rëndësishme, si garancitë që ukrainasit nuk do t’i përdorin ata për sulme në territorin rus. Presidenti Macron i bëri komentet gjatë një takimi në Hagë me kryeministrin holandez, Mark Rutte.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














