Lajme
Gjermani: Ka thirrje që anglishtja të jetë gjuha e dytë zyrtare
Gjuha angleze duhet të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në zyrat administrative në Gjermani, ka argumentuar një nga partitë qeverisëse të vendit, duke thënë se gjuha gjermane e ngathët, burokratike, po provon një pengesë shumë të madhe për punëtorët e kualifikuar shumë të nevojshëm nga jashtë, përcjell albinfo.ch.
Qeveria trepartiake e kancelarit Olaf Scholz, në të cilën Partia Demokratike e Lirë (FDP) pro-biznesit është një partner i vogël koalicioni, vjeshtën e kaluar zbuloi versionin e saj të një “karte jeshile”, të quajtur Chancenkarte ose “karta e mundësive”, projektuar për të trajtuar një mungesë kritike të fuqisë punëtore të kualifikuar.
“Punëtorët e aftë që duan të vijnë në Gjermani, duhet të jenë në gjendje të aplikojnë me sukses për skemën tonë të re të ‘kartonit jeshil’ të bazuar në pikë nga jashtë, edhe nëse ata ende nuk flasin rrjedhshëm gjermanisht”, tha për Guardian Johannes Vogel, nga FDP.
Vogel, një anëtar i komitetit të Bundestagut për Punën dhe Çështjet Sociale, tha se sistemi i ri i kartës së gjelbër duhej të dizajnohej në atë mënyrë që të bënte të mundur që aplikantët të kualifikoheshin edhe nëse nuk zotëronin rrjedhshëm gjuhën gjermane.
“Dhe zyrat ku ata duhet të regjistrohen pasi këta punëtorë janë këtu, duhet të jenë në gjendje t’u ofrojnë atyre formularët e aplikimit në anglisht dhe punonjësit e rasteve që flasin rrjedhshëm anglisht”, shtoi ai.
Ndërsa ekonomia gjermane u rikthye në shpejtësi pas ngecjeve të pandemisë vitin e kaluar, ajo regjistroi një mesatare vjetore prej 844,000 vendesh të lira pune në vitin 2022, një rekord, me mungesa të dëshpëruara, veçanërisht në sektorët farmaceutikë, inxhinieri dhe IT. Në janar të këtij viti, Agjencia Federale e Punësimit regjistroi 764,326 vende të lira pune në bizneset gjermane, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











