Lajme

Mjekët zviceranë, më të kënaqur me punën e tyre

Kënaqësia dhe balanca punë-jetë e ofruesve të kujdesit shëndetësor bazë janë më të larta në Zvicër sesa jashtë vendit, sipas një Ankete të re të Politikës Ndërkombëtare të Shëndetit (IHP) 2022 nga Fondi i Komonuelthit të SHBA-së, përcjell albinfo.ch.

Rreth 58 për qind e mjekëve zviceranë thanë se janë “jashtëzakonisht të kënaqur” ose “të kënaqur” me aktivitetin e tyre mjekësor – rezultati më i mirë ndërkombëtar.

Më shumë se 90 për qind e të anketuarve i vlerësojnë shërbimet e sistemit shëndetësor të Zvicrës si të mira, dhe më shumë se dy të tretat (67 për qind) vlerësojnë gjithashtu cilësinë e kujdesit.