Lajme
Përfitimi në fatkeqësi, shtrenjtohen çmimet e banesave me qira në Turqi
Ministria e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike në Turqi njoftoi se janë kryer studime për vlerësimin e dëmeve në 481 mijë ndërtesa në 11 provinca të dëmtuara nga tërmetet që goditën vendin më 6 shkurt. Sipas vlerësimit më të fundit, janë mbi 61 mijë godina që do të shemben plotësisht, për shkak se janë të pabanueshme.
Sipas CNN Turk, për evidentimin e godinave të pabanuara dhe dëmeve të shkaktuara në godina të ndryshme është ngritur një grup pune me 7000 ekspertë, ku përfshihen 400 profesorë nga më shumë se 20 universitete.
Për shkak të tragjedisë së shkaktuar, mijëra vetë janë larguar nga zonat më të prekura dhe kryesisht janë zhvendosur në Ankara. Por një fenomen i shëmtuar raportohet të ketë ndodhur në kryeqytetin turk, ku ka pasur raportime të shumta për rritje abuzive të çmimit të qirave. Hakan Akçam, President i Dhomës së Pasurive të Paluajtshme të Ankarasë, tha se ankesat janë raportuar në Ministrinë e Tregtisë, e cila do të ndëshkojë ata që abuzojnë me çmimet.
Sipas raportimeve, çmimet e qirave janë rritur thuajse dyfish nga ato që janë normalisht në Ankara, shifra që rëndojnë edhe më shumë xhepin e të prekurve nga tërmeti, që përveç humbjes së të afërmve, kanë humbur edhe shtëpitë.
“Erdha me djalin në një bujtinë të ofruar nga qeveria”, tregon Hyseyin Orhan. “Vajzën dhe gruan i dërgova tek të afërm po në Ankara. Por kemi nevojë për një vendbanim afatgjatë dhe çmimet janë dyfishuar”.
Sipas Akçam, janë rreth 27 mijë qytetarë që janë zhvendosur në Ankara nga zonat e prekura nga tërmeti.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














