Lajme
Përdoruesit e Instagramit dhe Facebook-ut mund të verifikojnë profilet e tyre me pagesë
Përdoruesit e Instagramit dhe Facebookut tani do të mund të paguajnë që të marrin shenjën blu të verifikimit, tha kompania Meta.
Shërbimi do të kushtojë 12 dollarë në muaj në ueb dhe 15 dollarë për përdoruesit celularë të iPhone.
Shërbimi do të bëhet i disponueshëm në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë, dhe sipas drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, masa do të përmirësojë sigurinë dhe origjinalitetin në rrjetin social.
Shërbimi i abonimit nuk është ende i disponueshëm për bizneset, por individët do të mund të paguajnë për profil të verifikuar.
Shenja blu ose distinktivi blu përdoret si një mjet verifikimi për llogaritë e përdoruesve të profilit të lartë për të treguar vërtetësinë e tyre./BBC
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












