Lajme
Stoltenberg: Putin nuk është i interesuar për paqe
Ndërsa pushtimi i udhëhequr nga Rusia në Ukrainë po i afrohet vitit të tij të dytë, nuk ka “asnjë shenjë” se presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndryshuar ambiciet e tij, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Duke folur për CNN në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ai tha se “ne shohim të kundërtën. Ai nuk po planifikon të arrijë paqe. Ai po bën plane për më shumë luftë”.
Stoltenberg vuri në dukje luftën në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, ku forcat ruse, të ndihmuara nga grupi mercenar Wagner, kanë intensifikuar sulmet e tyre që kur morën nën kontroll qytetin fqinj të minierave të kripës, Soledar, një muaj më parë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












