Kosova
Momente të pritjes së pjesëtarëve të FSK-së që ndihmuan Turqinë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e FSK-së, Bekim Jashari, shoqëruar dhe nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angılı, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët sonte janë kthyer nga misioni i kërkim-shpëtimit, pas tërmetit që goditi Turqinë.
Me t’u kthyer në Kosovë, 39 ushtarët janë falënderuar përzemërsisht nga kryeministri Kurti, për angazhimin, sakrificën dhe trimërinë e treguar atje.
Ushtarët u mirëpritën dhe u nderuan me medalje si dëshmi e vëmendjes dhe e mirënjohjes sonë për guximin e treguar në Republikën e Turqisë pas tërmetit fatal me përmasa shumë të mëdha tragjike që e kanë tronditur edhe popullin e Kosovës.
“Është obligim i yni humanitar, por në të njëjtën kohë është edhe detyrë e jona si partner, si aleatë dhe si shtet e popull mik i Republikës së Turqisë që t’ju gjendemi atyre në ndihmë në këto ditë të vështira dhe kjo u realizua pikërisht nëpërmjet jush të cilët pa humbur kohë u nisët brenda disa orëve për Turqi dhe më pastaj qëndruat deri më tani duke u përpjekur me krejt çfarë mundeni edhe dini që të shpëtoni jetë, të nxjerrni njerëzit nga rrënojat”, tha kryeministri Kurti.
Duke kujtuar se falë ndihmës së FSK-së janë shpëtuar së paku katër jetë në Hatay, kryeministri falënderoi edhe Republikën e Turqisë për pritjen që ua kanë bërë atje dhe njëkohësisht për ndihmën teknike, logjistike që ua kanë ofruar pjesëtarëve të FSK-së.
Një kontingjent i pjesëtarëve të FSK-së, të përbërë nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9, më 6 shkurt, ishin nisur për në Hatay të Turqisë, për t’i dalë në ndihmë popullit turk dhe institucioneve turke
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës

















