Lajme
Edhe në Lozanë u shënua 15-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Në shumë kantone të Zvicrës është festuar Pavarësia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Edhe në Lozanë, me organizimin e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, dhe në bashkëpunim me xhaminë “Dituria” në Gjenevë, Komunitetin Shqiptar Mysliman në Bjenë dhe Instituti “Feti Veseli” në Bjenë, për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizoi një tribunë, e cila pati temën e diskutimit:
“KOSOVA – RRUGËTIMI I PAVARËSISË” (1912-2008) dhe sfidat e shtetndërtimit.
Prof. Dr. Nuredin Ahmeti – nga Instituti Albanologjik i Kosovës dhe Prof. Dr. Zejni Mazllami – profesor në Universitetin e Tetovës, mbajtën fjalim para audiecës.
Përveç kumtesave të dy profesorëve, në këtë manifestim kishte edhe program të veçantë kulturor, me poezi e recitale të ndryshme për atdheun, në këtë rast për Kosovën, shfaqur prej nxënësve të këtyre tri qendrave.
Me nga një fjalë rasti para të pranishëmve u paraqit Fehim ef. Abazi – imam dhe kryetar i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, pastaj Emin ef. Odai – imam në xhaminë “Ebu Bekër”, në Bjenë, Mr. Rijad ef. Aliu – imam i xhamisë “Dituria”, në Gjenevë, Mr .Emin ef. Mirsimi – imam në xhaminë “Drita”, në Moudon, si dhe z. Fahri Mahalla – veprimtar i mirënjohur i çështjes kombëtare.
Manifestimin e udhëheqi z.Mustaf Veseli – Kryetar i Komunitetit Shqiptar Mysliman në Bjenë.
Xhamia ishte e stërmbushur, e numri i personave që ishin të pranishëm kalonte mbi 350.
Me këtë rast i falënderojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat që me prezencën e tyre e bënë edhe më të veçantë këtë manifestim, dhe po ashtu i falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan që kjo mbrëmje vërtet të jetë e veçantë, dhe të mbetet në kujtimet tona si e paharruar! Në këtë kontekst sigurisht se tepër më e veçantë do të mbetet për gjeneratat e reja dhe fëmijet tanë, për të cilët ne duhet të jemi edhe me të kujdesshëm, pra, duke ua kujtuar traditën dhe të kaluarën e popullit tonë.
Një falënderim po ashtu të veçantë shprehim edhe për anëtarët tanë, që në çdo kohë dhe për çdo aktivitet na mbështesin e përkrahin si me praninë e tyre, ashtu edhe në shumë aspekte të tjera që Qendra jonë ka nevojë!
E-Diaspora
-
Uttwil TG: Qytetarët, për të tretën herë kundër natyralizimit të çiftit kosovar Banorët e Uttwil-it kanë refuzuar edhe një herë natyralizimin e një çifti nga Kosova. Qeveria Komunale...
-
Prokuroria: Kosovarja që u gjet e vdekur në Bazel, nuk ishte viktimë e krimit
-
Granit Xhaka po vazhdon punën për diplomim si trajner
-
Austri
Austri: Filmi për dëbimin e familjes kosovare fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër
-
Itali: Nis edicioni i tetë i “Albania International Guitar Festival”
Jeta në Zvicër
-
Rriten rastet e vetëvrasjeve në burgjet zvicerane Një raport i Këshillit të Evropës nxjerr në pah problemet e sistemit të drejtësisë zvicerane. Zvicra...
-
Mbi 6000 franga me qira dhe ende pa ujë të nxehtë, problemet në Austrasse
-
Cyrihu paralajmëron për rrëshqitje dheu në pyjet e qytetit
-
Qeveria zvicerane do të krijojë qendra të reja për varësinë
-
Uttwil TG: Qytetarët, për të tretën herë kundër natyralizimit të çiftit kosovar