Lajme
Rekord i shitjes së makinave elektrike në Evropë
Shitjet e makinave elektrike thyen një rekord të ri në Bashkimin Europian, sipas shifrave të publikuara këtë muaj nga Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).
Në tremujorin e fundit 2022, automjetet me motor alternativ (Alternative Propulsion Vehicles – APV) zunë më shumë se gjysmën e tregut automobilistik në BE (53.1%), me më shumë se 1.3 milionë automjete të regjistruara në total.
APV janë automjete që nuk djegin lëndë djegëse tradicionale fosile që rrjedhin nga nafta, ose përdorin një sistem hibrid që fuqizohet nga një motor me karburanti fosil, i mbështetur nga një burim energjie të rinovueshme, siç janë bateritë elektrike.
Në terma tremujorë, Shoqata deklaroi se ishte hera e parë që shitjet e APV ishin më të larta se shitjet e automjeteve me benzinë dhe naftë.
Edhe makinat elektrike me bateri (BEV) – thyen rekordin në vitin 2022, duke zënë 12.1% të pjesës totale të tregut, krahasuar me 9.1% në 2021, dhe 1.9% në 2019.
Makinat hibride patën ecuri të kënaqshme, duke arritur 22.6% të pjesës totale të tregut, me rritje me 22.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Tremujori i fundit i 2022 – periudhë së cilës i referohet ACEA në raport – ishte veçanërisht i qëndrueshëm për tregun e BEV, që regjistroi rritjen më të madhe.
Nga tetori deri në dhjetor, shitjet e makinave të reja elektrike me bateri në BE u rritën me 31.6%, duke arritur në total 406.890 njësi të shitura.
Pjesa më e madhe tregjeve të BE-së regjistruan rritje të makinave BEV, veçanërisht Gjermania, me 198.293 njësi të shitura. Franca renditet e dyta, me 62.155 njësi, dhe Suedia e treta, me 37.013 njësi të regjistruara.
Vendet me më pak BEV të shitura ishin Qipro, me vetëm 108 njësi të reja të shitura në 2022, Estonia (202 njësi) dhe Bullgaria (325 njësi). Qipro, megjithatë, me shifrat e saj modeste, regjistroi një rritje më të ndjeshme të shitjeve të BEV krahasuar me vitin 2021 (671.4% më shumë), ndjekur nga Letonia (+199.2%) dhe Suedia (+84.3%).
Dhjetë vjet më parë, vetëm 0.5% e tregut automobilistik përbëhej nga automjete elektrike (BEV, makina elektrike hibride plug-in, apo PHEV)./euronews
E-Diaspora
-
Gjermani
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me pritje zyrtare në Düsseldorf Pritje solemne në Düsseldorf për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës... -
Zvicër
Nxënësit e LAPSH “Naim Frashëri” Cyrih festojnë 17 Shkurtin -
Pozimi i kryeparlamentarit austriak me Elvana Shalën ngjall zemërimin serb -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë -
Përparim Avdili: Të tjerët mbrojnë status quo-në, unë përfaqësoj ndryshimin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll vitin 2025 me suficit prej 300 milionë frangash Më mirë se parashikimet: Zvicra mbyll vitin 2025 me suficit buxhetor... -
Zvicër: Një i vdekur pas ortekut në zonën e skijimit Savognin -
Pagat minimale në Gjenevë dhe Neuchâtel mund të mbeten -
Zvicër: Kushtetuta duhet të ndryshojë për të ndihmuar policinë -
Dallim i madh në kujdesin shëndetësor në secilën anë të kufirit











