Lajme
Mercedes me superkompjuterë në makinat e reja
Mercedes-Benz deklaroi të mërkurën se nënshkroi një marrëveshje me Google për navigimin, e cila do të ofrojë “parametra të ngjashëm me atë të një superkompjuteri” në të gjitha makinat e pajisura me sensorë për drejtim automatik, duke u përpjekur të konkurrojë me Tesla dhe modelet e reja kineze.
Shtëpitë automobilistike të vjetra dhe të reja janë në garë për të përshtatur funksionet software të zhvilluara nga Tesla, duke u lejuar të azhurnojnë në distancë parametrat e automjetit, autonominë e baterisë dhe aftësinë për drejtim autonom.
Shtëpia automobilistike gjermane pranoi të ndajë të ardhurat me prodhuesin e gjysmëpërcjellësve Nvidia Corp, partner për software në drejtimin autonom që nga viti 2020, për të reduktuar koston fillestare të blerjes së gjysmëpërçuesve të shtrenjtë me fuqi të lartë, deklaroi të mërkurën, drejtuesi ekzekutiv, Ola Kaellenius.
Prodhuesi i sensorëve për drejtimin autonom Luminar Technologies Inc, në të cilin Mercedes zotëron një pjesë të vogël të aksioneve, deklaroi të mërkurën se ka arritur një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe me shtëpinë automobilistike për të përfshirë sensorët e tij në një gamë më të gjerë makinash brenda gjysmës së dekadës, duke i rritur aksionet e Luminar më shumë se 25%.
Bashkëpunimi me Google
Mercedes deklaroi se bashkëpunimi me Google do t’i mundësojë të ofrojë informacione mbi trafikun dhe ridrejtim automatik në makinat e tij.
Drejtuesit mund të shohin edhe YouTube në sistemin e argëtimit të makinave kur automjeti është i parkuar apo në modalitetin e drejtimit autonom, në nivelin 3, i cili i mundëson drejtuesit të heqë sytë nga timoni në rrugë të caktuara, me kushtin që të rifillojë kontrollin nëse është e nevojshme.
Shtëpi të tjera automobilistike si General Motors, Renault, Nissan dhe Ford kanë përfshirë një paketë të plotë shërbimesh të Google në makinat e tyre, duke ofruar funksione si Google Maps, Google Assistant dhe aplikacione të tjera.
Të gjitha makinat në platformën e ardhshme të arkitekturës modulare të Mercedes do të kenë gjithashtu të ashtuquajturat hiperekranë, që shtrihen në kabinën e makinës, tha kompania të mërkurën/ Reuters
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane













