Lajme
Nënshkruhet traktati për oqeanet
Pas një dekade negociatash Kombet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje historike për të mbrojtur oqeanet.
Traktati i Detit të Lirë vendos 30% të deteve në zona të mbrojtura deri në vitin 2030, duke synuar mbrojtjen dhe rikuperimin e natyrës detare.
Marrëveshja u arrit të shtunën në mbrëmje, pas 38 orësh bisedimesh, në selinë e OKB-së në Nju-Jork.
Negociatat ishin shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi financim dhe të drejtat e peshkimit.
Marrëveshja e fundit ndërkombëtare që ishte nënshkruar për mbrojtjen e oqeanit ishte 40 vjet më parë për të drejtën në det. Me këtë marrëveshje u krijua zona e quajtur “deti i hapur”, apo “ujërat ndërkombëtare”, ku të gjitha vendet peshkojnë, transportojnë e bëjnë kërkime, por që vetëm 1.2% e këtyre ujërave është e mbrojtur.
Jeta detare jashtë këtyre zonave të mbrojtura ka qenë në rrezik nga ndryshimet klimatike, mbipeshkimi dhe trafiku i anijeve.
Çka parasheh traktati?
Sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) 10% e specieve detare janë në rrezik zhdukjeje. Këto zonat e reja të mbrojtura me këtë traktat vendosin kufizime në sasinë e peshkimit, rrugët e transportit dhe aktivitetet e eksplorimit të minierave të thella në det, ku minaralet merren nga një shtrat deti 200 metra thellë ose më shumë. Ky lloj i nxjerrjes së mineraleve sipas grupeve të ndryshme mjedisore mund të shqetësojë tokat e mbarështimit të kafshëve, të krijojnë ndotje akustike dhe të jenë toksike për jetën detare.
Kështu, tash e tutje, çdo aktivitet i ardhshëm në shtratin e thellë të detit do t’u nënshtrohet rregulloreve dhe mbikëqyrjes strikte mjedisore për të siguruar që ato të kryhen në mënyrë të qëndrueshme dhe me përgjegjësi, i kanë thënë BBC-së nga Autoriteti Ndërkombëtar për shtratin e detit.
Minna Epps, drejtore e ekipit të IUCN Ocean, tha se pengesat kryesore kishin të bënin me ndarjen e burimeve gjenetike detare. Burimet gjenetike detare janë material biologjik nga bimët dhe kafshët në oqean që mund të kenë përfitime për shoqërinë, si p.sh. farmaceutikë, procese industriale dhe ushqim.
Vendet më të pasura kanë aktualisht burimet dhe fondet për të eksploruar oqeanin e thellë, por vendet më të varfra donin të siguronin që çdo përfitim që ata gjenin të ndahej në mënyrë të barabartë.
Dr. Robert Blasiak, studiues i oqeanit në Universitetin e Stokholmit, tha se ishte sfiduese për shkak se askush nuk e di sa vlejnë këto burime e rrjedhimisht nuk e di si do të ndahen.
Laura Meller, aktiviste për oqeanet ka përgëzuar të gjitha vendet që sipas saj lanë anash dallimet dhe nënshkruan traktatin për oqeanin. “Kjo është një ditë historike për ruajtjen dhe një shenjë se në një botë të ndarë, mbrojtja e natyrës dhe e njerëzve mund të triumfojë mbi gjeopolitikën”, shtoi ajo.
Vendet do të duhet të takohen përsëri për të miratuar më parë marrëveshjen dhe më pas të fillojnë me zbatimin e traktatit që pritet të marrë kohë./bbc
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten Shitësit me pakicë në Ticino të Zvicrës po përballen me një presion në rritje, ndërsa blerjet... -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur















