Lajme
Në Zvicër punohet mesatarisht 31 orë në javë, por preferohet puna me gjysmë orari
Puna me gjysmë orari është popullarizuar shumë së fundmi në mesin e qytetarëve zviceranë, kryesisht tek ata që kanë kualifikime të larta. Megjithatë, kjo pritet të sjellë probleme për shtetin.
Gratë dhe burrat në Zvicër punojnë me rreth 31 orë në javë aktualisht, krahasuar me 42 orë vite më parë. Por, punëtorët që kanë paga më të larta dhe kualifikimin e duhur po synojnë të punojnë më pak.
Në Zvicër gjithmonë e më shumë ulet numri i punëtorëve që punojnë me orar të plotë, sipas të dhënave që ka siguruar 20minuten.ch, numri i grave që punojnë me orar të përgjysmuar ka rënë, por është rritur numri i burrave që punojnë gjysmorari, përcjell albinfo.ch.
Puna me gjysmë orari me shumë gjasë do të paraqesë probleme për shtetin zviceran. Mes shumë gjërave të tjera, kjo rrit edhe mungesën e të kualifikuarve për punë, rritje të parave të taksuara dhe mungesë të parave në Trust. Sipas 20minuten.ch, nuk bëhet fjalë për mirëqenie, por për të reduktuar orarin e punës.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












