Kosova
Kosovë: Numër i lartë i aksidenteve në komunikacion
Në Kosovë numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë i lartë. Ndërkaq shkaku kryesor është faktori njeri. Sipas ekspertëve, kjo po ndodh sepse nuk po respektohen rregullat e përgjithshme në trafik.
Aksidentet me fatalitet në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta. Gjatë muajit shkurt në një aksident në afërsi të Shtimes humbën jetën katër persona, derisa mbrëmë në Mazgit humbi jetën një person dhe katër të tjerë u lënduan.
Njohës të rregullave të komunikacionit vlerësojnë se shkaktarët e aksidenteve rrugore janë të shumtë, por që faktori njeri është kryesor.
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, i tha Radio Kosovës se shkaktari më i madh i aksidenteve është faktori njeri. Sipas tij, ndër arsyet e tjera kryesore janë të aksidenteve janë; vozitja e shpejtë, mosrespektimi i distancës, mosrespektimi i shenjave të trafikut përdorimi i shpeshtë i telefonave mobilë etj., përcjell albinfo.ch.
“Te faktori njeri ndikimin më të madh e kanë lodhja, vozitja nën ndikimin e alkoolit, përdorimi i substancave narkotike, ndikimi i lodhjes apo pagjumësisë”, ka theksuar ai.
Sipas Dedajt, në rritjen e aksidenteve mbetet edhe faktori rrugë dhe ai i automjeteve të vjetra si dhe mungesa e sinjalizuesve.
“Ndërsa, për sa i përket faktorit rrugë do të përmend disa elemente, siç janë: mungesa e sinjalizimit diku rreth 40 për qind, pastaj mungesa e sinkronizimit të shenjave horizontale dhe vertikale”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













