Lajme
Twitter, me probleme teknike
Për herë të dytë brenda një jave Twitter po përjeton probleme teknike. Sipas DownDetector, çështjet filluan rreth orës 17:30 të hënën dhe kanë prekur më shumë se 4,000 përdorues në mbarë botën. 80 për qind e njerëzve raportuan probleme me faqen e internetit, 13 për qind me aplikacionin dhe 7 për qind me lidhjen e serverit.
Përdoruesit po ankohen se kanë probleme me aksesin në platformën e mediave sociale, por arsyeja e problemeve mbetet e paqartë.
Në fillim të muajit kompania e Elon Musk pësoi një ndërprerje prej tre orësh. DownDetector mbledh raportet e ndërprerjeve nga burime të shumta, duke përfshirë mediat sociale dhe aplikacionet celulare, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Sipas NetBlocks, Twitter po përjeton ngadalësime dhe ndërprerje ndërkombëtare që po ndikojnë në përmbajtjen e imazheve dhe videove.
Ata që janë në gjendje të hyjnë në platformë në celular dhe desktop po shohin imazhe bosh aty ku duhet të jenë fotot.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














