Lajme
Vdiq në moshën 128-vjeçare gruaja më e vjetër në botë
Një grua që thuhet se është personi më i vjetër në botë ka vdekur në Afrikën e Jugut në moshën 128-vjeçare, pasi ka jetuar në tre shekuj të ndryshëm, përcjell albinfo.ch.

Nëna e shtatë fëmijëve, Johanna Mazibuko, vdiq në shtëpinë e saj më 3 mars dhe do të kishte qenë 129 vjeç në maj, sipas raporteve lokale.
Ajo kishte dokumente identiteti që vërtetojnë se ka lindur më 11 maj 1894 dhe është rritur në një fermë misri. Ajo kurrë nuk shkoi në shkollë dhe nuk dinte të lexonte apo të shkruante.
Duke folur për News24, kujdestarja e saj Thandiwe Wesinyana tha se Mazibuko mund të ketë vdekur nga një goditje në tru.
Mazibuko në ditëlindjen e saj të 128-të tha: “Jam e habitur pse jam ende këtu pas kaq shumë vitesh. Pse jam ende këtu? Njerëzit rreth meje kanë vdekur.
‘Kur do të vdes? Çfarë kuptimi ka të jesh gjallë? Bota më ka lodhur, sepse jam ulur këtu duke mos bërë asgjë”, tha ajo.
Ajo kishte edhe 11 vëllezër e motra, tre më të rinjtë janë ende gjallë.
“Ne jetonim aq mirë në ferma. Atëherë nuk kishte probleme. Nuk e mbaj mend mirë fëmijërinë time, por mbaj mend një infektim me karkaleca. Kishte të tilla që mund t’i kapnim dhe t’i hanim. Ishte sikur po haje mish. Thjesht, do t’i skuqnim dhe do t’i hanim ato vetë. Unë u rrita shëndetshëm, duke ngrënë kryesisht qumësht të freskët dhe spinaq të egër. Tani ha ushqim modern. Jam mësuar me të, por më mungon ushqimi me të cilin jam rritur”, tha ajo.
Ajo u martua me një të ve më të vjetër Stawana Mazibuko, por nuk mund ta kujtojë se kur.
Ata kishin 7 fëmijë, dy prej të cilëve janë ende gjallë, dhe ka mbi 50 nipër e mbesa.
Mazibuko i mbijetoi të dy Luftërave Botërore, si dhe dy pandemive globale (COVID-19 dhe gripit spanjoll).
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












