Lajme
Franca rrit moshën e pensionit, paralajmërohen protesta
Senati francez ka votuar pro rritjes me 2 vjet të moshës së pensionit, duke e çuar në 64 vjet.
Senati francez ka votuar pro rritjes me 2 vjet të moshës së pensionit, duke e çuar në 64 vjet.
I dominuar nga konservatorët, struktura legjislative votoi me 201 vota pro kundrejt 115 kundër në një seancë që ka zgjatur deri në orët e vona të natës, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Lëvizja është pjesë e një reformimi të sistemit francez të pensioneve, pavarësisht opozitës së fuqishme të sindikatave.
Këto të fundit janë zotuar se do të shtojnë presionin ndaj qeverisë duke organizuar protesta dhe greva të mëtejshme.
Të mërkurën, kamionët e shpërndarjes së karburanteve, trenat dhe fluturimet u çoroditën për të dytën ditë rresht si pasojë e manifestimeve masive.
Presidenti Emmanuel Macron e kishte vendosur ndryshimin e moshës së pensionit në qendër të agjendës së tij politike.
Qeveria e tij argumenton se rritja e moshës dhe përforcimi i kritereve për një pension të plotë është jetike për të siguruar që sistemi të mos bjerë ne deficit.
Nga ana tjetër, vendet fqinje të Francës e kanë rritur tashmë moshën e pensionit në 65 vjeç, ose më sipër./Albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës













