Lajme
Zvicra synon të drejta të barabarta për personat me aftësi të kufizuara
Personat me aftësi të kufizuara në Zvicër duhet të mbrohen më mirë nga diskriminimi në vendin e punës dhe të kenë akses të barabartë në shërbime, sipas qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Federal ka urdhëruar një rishikim të Aktit të Barazisë së Aftësisë së Kufizuar për të eliminuar pengesat për personat me aftësi të kufizuara që marrin pjesë në shoqëri.
Një objektiv është promovimi i barazisë për të shurdhërit, duke njohur zyrtarisht gjuhën e shenjave.
Qeveria pranoi të premten se 1,8 milionë njerëz që jetojnë me aftësi të kufizuara ende përballen me diskriminim në Zvicër.
Kjo përfshin aksesin e pabarabartë në vendin e punës, shumë shërbime publike dhe në banesa ose shtëpi pensioni.
Ministria e Brendshme është ngarkuar të identifikojë amendamentet e mundshme të ligjit dhe të paraqesë gjetjet e saj në fund të vitit.
Taskforca do të shqyrtojë reformat ligjore që do të detyrojnë punëdhënësit, shërbimet publike dhe private të ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të garantuar barazinë për personat me aftësi të kufizuara, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











