Lajme
Përshpejtohet projekti i ndërtimit të parqeve me erë në Zvicër
Zvicra ka nisur implementimin e projektit për energji elektrike
Po thuajse të gjitha shtetet e Evropës janë duke përjetuar krizë për energjinë elektrike. Shumë thirrje janë bërë për kursim, e po ashtu janë duke u ndërtuar strategji dhe projekte të ndryshme për sjelljen e energjisë, përcjell albinfo.ch.
Para pak ditësh, Këshilli Kombëtar miratoi me 134 vota kundër 51 dhe 9 abstenime një rishikim të ligjit që synon të përshpejtojë ndërtimin e parqeve me erë në Zvicër. Referuar këshilltarit federal, Albert Rösti, rreth 140-150 turbina mund të ndërtohen relativisht shpejt, duke përshpejtuar finalizimin e projekteve që janë duke u bërë për një dekadë. Projektligji parashikon që në të ardhmen nuk do të jenë më komunat, por kantonet që japin leje ndërtimi. Mundësitë për ankim janë gjithashtu të kufizuara.
Megjithatë, procedurat e reja nuk do të zbatohen pa dallim, por vetëm për impiantet kombëtare që kanë një plan të përfunduar shfrytëzimi: janë vetëm gjashtë, në kantonet Solothurn, Vaud dhe Valais, ndërsa katër të tjera (Bernë, Vaud përsëri dhe Neuchâtel) janë në pritje në Gjykata e Lartë Federale. Po ashtu është vendosur një prag maksimal i fuqisë shtesë prej 600 megavatë, krahasuar me situatën në vitin 2021.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










