Lajme
Gjermani: Debat për ligjet e armëve pas tragjedisë në Hamburg
Në Gjermani është ngjallur një debat për efikasitetin e ligjeve mbi armët pas vrasjeve të “Dëshmitarëve të Jehovait” në Hamburg.
Të shtunën, një grup i politikanëve kanë nisur rishikimin e restriksioneve për armëmbajtje, përfshirë këtu edhe Marcel Emmerich, ekspertin për çështje të brendshme të Partisë së Gjelbër. “Ky akt i tmerrshëm tregon se pronarët e armëve mund të përdorin ato për të bërë dëm në shoqëri. Sa më pak armë private, aq më shumë siguri publike”, ka thënë ai, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Me ligjet në fuqi në Gjermani vetëm personat nën 25 vjeç duhet t’u nënshtrohen evaluimeve mjekësore dhe psikologjike para se të marrin leje për armë, që po ashtu ka nxitur debat. “Pasi që armët janë të rrezikshme në duart e gabuara, të gjithë ata që mbajnë armë duhet t’i nënshtrohen një kontrolle të tillë”, ka thënë Irene Mihalic e Partisë së Gjelbër për DW, përcjell albinfo.ch.
Socialdemokrati Sebastian Hatmann tha se çdo ndryshim duhet të rrisë fuqinë e autoriteteve për të konfiskuar armët, e po ashtu edhe të dhënave për poseduesit e tyre.
Megjithatë ka edhe politikanë që thonë se ligjet aktuale janë të mjaftueshme. “Personat me sëmundje mendore nuk lejohen të kenë armë. Është në rregull dhe i drejtë ligji aktual”, ka deklaruar Konstantin Kuhle, përfaqësuesi i grupit parlamentar FDP.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, në janar ka prezantuar një draft për kontrollin e armëve duke marrë shkas nga incidentet me armë zjarri në Gjermani.
Në 2020 vrasësi në Hanau vuante nga skizofrenia dhe u mësua se ligjërisht kishte në posedim disa armë. Ai vrau 11 persona dhe pesë të tjerë u lënduan në një shisha bar, një lokal tjetër dhe në një kioskë.
Vrasësi që qëndron pas incidentit në Halle në tetor të 2019 konstruktoi armët vetë, disa me pjesë plastike nga një printer 3D. Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u lënduan afër një sinagoge.
Propozimi përmban edhe ndalimin që qytetarët të kenë armë semi-automatike, të ngjashme me ato ushtarake ose AR-15 dhe të tjera, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Të enjten të mbrëmje Phipipp F., 35-vjeçar vrau tetë persona, përfshirë edhe veten. Për policinë motivet ende mbesin të paqarta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













