Lajme
Tragjedia në Vaud, pse babai vrau tri vajzat dhe gruan?
Mjekët ligjorë po supozojnë se babai 45-vjeçar vrau gruan e tij, tri vajzat e tij (5, 9 dhe 13-vjeçare), dogji shtëpinë dhe pastaj vrau vetën.
Thomas Knecht, psikiatër ligjor dhe mjek i lartë në Klinikën për Psikiatrinë dhe Psikoterapinë e Shoqatës së Spitalit Appenzell Ausserrhoden, thotë se fakti që dogji edhe shtëpinë, është mohim i familjes. “Siç qëndron, akti në Yverdon ishte një vetëvrasje e zgjatur. Fakti që autori i vuri flakën edhe shtëpisë është mohimi i fundit i familjes, kurorëzimi, si të thuash, një refuzim i gjithë ekzistencës. Burri jo vetëm që zhduki jetën e gjithë familjes, por edhe jetesën e tyre”, tha ai për 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Sipas Knecht, ka modele në rastin e vetëvrasjeve të zgjeruara në familje: “Nëse një burrë kryen aktin, ai zakonisht fshin gjithë familjen, përfshirë nënën. Gratë, nga ana tjetër, zakonisht marrin me vete fëmijët kur vdesin, por jo burrin. Ai mbetet vetëm në shumicën e rasteve”, sqaron psikiatri.
Megjithatë, ende kanë mbetur të paqarta motivet, por psikiatri Knecht thotë se mund të ketë disa arsye. “Mund të jetë një drejtim depresiv i pashpresë në të cilin babai beson se e gjithë familja nuk ka të ardhme. Në atë rast, ai përpiqet ta transferojë familjen në një botë tjetër, shpreson për më mirë, me vetëvrasjen e zgjatur. Nuk përjashtohet as motivet e dhunës, Ky do të ishte rasti nëse babai nuk do të ndihej i mbështetur ose do të kishte ndjenjën se familja nuk iu përmbajt”, shprehet psikiatri për 20minuten, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













