Lajme
Kantoni nuk e di nëse shtëpitë i bëjnë ballë tërmetit
Basel është një ndër kantonet më të rrezikuara në rast të një tërmeti, sipas modelit të ri që mundëson parashikimin e rrezikut. Llogaritjet përmes këtij modeli tregojnë se një tërmet me magnitudë 6.6 në Basel do të linte 3,000 viktima dhe mbi 21,000 të lënduar, po ashtu rreth 70% e ndërtesave do të shkatërroheshin në Basel.
Megjithatë, nëse dëshironi të informoheni mbi sigurinë dhe stabilitetin e shtëpisë apo banesës tuaj në rast tërmeti, këtë përgjigje vështirë mund t’ ua japin nga kantoni. “Siguria e ndërtesave, edhe në rast tërmeti, është përgjegjësi e pronarëve”, ka qenë përgjigjja e kantonit për 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Por, jo të gjithë bëjnë përgjegjës pronarët e shtëpive. Stefan Aeschi nga Shoqata Zvicerane e Pronarëve të Shtëpive, thotë se pronarët nuk janë përgjegjës për sigurinë sizmike të ndërtesës, e sidomos jo ata që nuk kanë qenë përgjegjës për ndërtimin e shtëpisë. “Shumicën e kohës thjesht supozoni se të gjitha standardet janë përmbushur kur blini një shtëpi”, thotë Aeschi, për 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Më 2003 janë miratuar standardet moderne për siguri sizmike, që do të thotë kush ka ndërtuar shtëpi pas vitit 2003 duhet t’i plotësojë ato e kushdo që ka shtëpi më të vjetësh së 20 vjetët e fundit, kryesisht nuk janë të qëndrueshme ndaj tërmeteve.
“Një pjesë e madhe e ndërtesave të Baselit është ndërtuar para standardeve moderne sizmike. Prandaj, gjendja e sigurisë nga tërmetet është shpesh e paqartë”, ka thënë Samuel Mock nga departamenti i parandalimit të rreziqeve të kantonit, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Në qytetin e vjetër të Bazelit në veçanti, ka kryesisht ndërtesa që janë ndërtuar shumë përpara vitit 2003. “Nuk ka asnjë ekzaminim sistematik të ndërtesave në qytetin e vjetër për rezistencë ndaj tërmetit, me përjashtim të objekteve të shpëtimit, pra ndërtesave me funksione infrastrukturore jetike, si spitalet ose depot e zjarrfikësve. Këto janë rishikuar në vitin 2016. Nëse ato nuk plotësonin kërkesat e standardeve më të reja, përpunoheshin masa përmirësimi”, thuhet në përgjigjen e kantonit për 20minuten.
Megjithatë, nga Shoqata e Pronarëve të Shtëpive janë të bindur se Zvicra nuk do të rrënohej në rast tërmeti, pasi që besojnë se standardet e ndërtimit janë të larta edhe para 20 vjetëve, raporton 20minuten, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












