Futboll
Tre futbollistë shqiptarë, në përballjen e Zvicrës me Bjellorusinë në Serbi
Zvicra shpall listën me shtetet që do përballet për kualifikimet e Euro 2024
Raportohet se Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të jenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës në duel me Bjellorusinë, i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024, i cili do të luhet në Serbi, përcjell albinfo.ch.
Swiss Nati U21 & Youth dhe Selektori i “Helvetikëve”, Murat Yakin, e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit, ndërsa në mesin e tyre shihen edhe emrat e tre futbollistëve shqiptarë.
Zvicra do të luajë me Bjellorusinë në Novi Sad të Serbisë më 25 mars, zgjedhje kjo e bërë nga bjellorusët, të cilët nuk kanë të drejtë të luajnë në territorin e tyre, pasi janë në një linjë me Rusinë në luftën kundër Ukrainës.
Madje, eurodeputetët kanë kërkuar që Bjellorusia të përjashtohet krejt nga garat e UEFA-s dhe të FIFA-s.
Shaqiri e Xhaka janë mjaft të urryer nga serbët, të cilët i mposhtën në dy Botërorët e fundit, në Rusi dhe në Katar.
Krahas Bjellorusisë, Zvicra, e cila bën pjesë në një grup me Kosovën, do të luajë edhe me Izraelin në Gjenevë më 28 mars.

E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta











