Shëndetësi
Studim: Një natë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj për dy vjet
Një studim i ri ka bërë të ditur se një ditë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vjet.
Një artikull i botuar në “Journal of Neuroscience” deklaroi të njëjtën gjë, duke shtuar se megjithatë, ndryshimet mund të kthehen pas një gjumi të mirë të natës.
Për studimin, në të cilin morën pjesë 134 njerëz të moshave mes 19 dhe 39-vjeçare, studiuesit përdorën mësimin e makinës për të gjeneruar vlerësime të “moshës së trurit” nga skanimet e rezonancës magnetike (MRI) të trurit të njerëzve të privuar nga gjumi, shkruan Indianexpress.
“Humbja akute totale e gjumit ndryshon morfologjinë e trurit në një drejtim të ngjashëm me plakjen te pjesëmarrësit e rinj dhe këto ndryshime janë të kthyeshme”, tha Eva-Maria Elmenhorst, nga Universiteti RWTH Aachen në Gjermani, e cila kreu studimin.
Sipas studiuesve, çdo ndërprerje e gjumit mund të ketë ndikime të thella në tru dhe mund të rezultojë në ndryshime strukturore dhe funksionale në qarqet neuronale.
Studimi aktual, i cili u përpoq të shqyrtonte ndryshimet strukturore në tru, jep dëshmi për faktin se gjumi luan një rol të madh në të menduarit dhe kujtesën efektive.
“Sjellja e ndërgjegjësimit për gjumin dhe sigurimi i masave të duhura të higjienës së gjumit mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin mendor të individëve dhe, nga ana tjetër, mund të ndikojë në produktivitetin dhe kreativitetin në mjedisin e vendit të punës”, thanë tutje studiuesit.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











