Lajme
Google lanson chatbot-in e tij Bard
Google ka lansuar chatbotin Bard, mjeti me inteligjencë artificiale që synon të konkurrojë me ChatGPT. Nga e marta, përdoruesit kanë mundur t’i bashkohen një liste pritjeje për të fituar aksesin në Bard, që premton të asistojë përdoruesit në problemet të përditshme, ngjashëm me ChatGPT.
Një përfaqësues i kompanisë tha për CNN se do të jetë një përvojë e veçantë, plotësuese e Google Search dhe përdoruesit mund të vizitojnë gjithashtu Search për të kontrolluar përgjigjet ose burimet e tij. Google tha në një postim në blog se planifikon të shtojë modele të mëdha gjuhësore për të kërkuar “në një mënyrë më të thellë” në një kohë të mëvonshme.
Google tha se Bard do të lansohet fillimisht në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe planifikon ta zgjerojë atë në më shumë vende dhe gjuhë në të ardhmen.
Lajmi vjen ndërsa Google, Microsoft, Facebook dhe kompani të tjera të teknologjisë po garojnë për të zhvilluar mjete të fuqizuara nga AI në vazhdën e suksesit viral të fundit të ChatGPT.
Google prezantoi Bard muajin e kaluar në një version testues, por që më vonë u kritikua pasi dha një përgjigje të pasaktë për një teleskop.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit













