Lajme
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
Rritje e ndjeshme e kërkesave për azik është shënuar në vitin 2022, duke arritur në nivelin më të lartë të pas pandemisë në Bashkimin Evropian. Kërkesat në nivele rekord janë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas të dhënave të Eurostat, i cili që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian (pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%, raporton monitor, përcjell Albinfo.ch.
Franca vijon të mbetet vendi më i preferuari për kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, me 51% të totalit në BE-27 në 2022. Gjermania renditet e dyta, me 19% të totalit, e ndjekur nga Italia dhe Greqia me nga rreth 10% secila. Në Belgjikë janë raportuar 4.5% e kërkesave totale për azil dhe në Suedi 1.5%. Në 2022, Mbretëria e Bashkuar ishte destinacioni kryesor i azilit në Evropë për shtetasit shqiptarë.
Vetëm në këtë shtet, sipas të dhënave zyrtare paraprake nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u raportuan rreth 14.2 mijë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë, më shumë se në të gjitha shtetet e tjera të Evropës së bashku. 9,573 prej tyre kanë ardhur nga njerëz që kanë mbërritur me varka. Shumica e aplikantëve nga Shqipëria – 83 për qind, ose 11,832 – ishin meshkuj në moshë madhore.
Mediat britanike kanë raportuar se kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme, kur rreth 800 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla në vitin 2021 dhe 50 një vit më parë. Shqiptarët ishin kombësia më e madhe, që ka aplikuar për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022.
Të dhënat historike nga Eurostat deri në 2019-n dhe Mbretëria e Bashkuar nga 2020-a, tregojnë se deri në 2021-n ritmet e emigrimit të Mbretërinë e Bashkuar ishin relativisht të ulëta, mes 3-4 mijë personave në vit. Ndërsa në 2022-n rritja ka qenë e ndjeshme, duke u kthyer në shqetësim për autoritetet britanike dhe duke nxitur mediat britanike të shkruanin artikuj të shumë për arsyet që po nxisin këtë emigraim masiv, duke rrezikuar dhe jetën përmes detit.
Në total, në Bashkimin Evropian-27 dhe në Mbretërinë e Bashkuar aplikua për azil në vitin 2022 rreth 27 mijë persona, që është niveli më i lartë nga viti 2016.
Rekordi i aplikimeve vijon të mbetet viti 2015, me rreth 69 mijë shtetas që kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa 2022-i është viti i tretë më i lartë, pas fluksit të lartë të 2015-2016./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













