Lajme
Twitter Blue lansohet në mbarë botën
Shërbimi me pagesë Twitter Blue tani është lansuar në të gjithë botën, ka njoftuar kompania në një postim.
Ndonëse abonimi ka qenë i disponueshëm edhe më parë tani njerëzit në pothuajse 50 vende mund të regjistrohen.
Disponueshmëria e zgjeruar pasqyron përpjekjen e kompanisë për ta bërë Twitter Blue një pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të shërbimit.
Si pjesë e këtij shërbimi ju mund të siguroni shenjën blu verifikuese në llogarinë tuaj, të shihni më pak reklama, të shkruani postime më të gjata, apo edhe t’i ndryshoni ato.
Abonimi në Twitter Blue do të kushtojë 8 dollarë në muaj përmes uebit, por çmimi varion nga platformat e tjera. Përdoruesit e iOS dhe Android do të duhet të paguajnë 11 dollarë në muaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












