Lajme
Zvicër: Paraqiten si policë, vodhën rreth 100 mijë CHF
Policia e kantonit të St. Gallen ka regjistruar rreth 40 telefonata të dyshimta. Sipas autoriteteve disa persona po paraqiteshin si policë dhe deri më tani dyshohet se kanë vjedhur rreth 100 mijë franga. Autoritetet tregojnë se telefonatat u regjistruan nga e hëna në të premte dhe paratë i morën policët e rremë, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Tutje autoritetet njoftojnë se personat pretendojnë se janë policë dhe telefonojnë qytetarët, duke u thënë që një familjar i tyre është i përfshirë në një aksident të rëndë pse fatal dhe që ndodhen në polici e kanë nevojë për lirim me kusht, viktimat kësisoj dorëzojnë paratë tek policët e rremë, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Të enjten pasdite, një grua (89) dorëzoi 28,000 franga para në dorë dhe ar në Goldach. Të mërkurën, një grua (52) dorëzoi 40,000 franga para të gatshme në qytetin St.Gallen. Të martën, një grua (58) ka transferuar mbi 21 mijë franga në llogari të ndryshme në Thal, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Policia ka këshilluar qytetarët që të mos dorëzojnë askund para ose gjëra me vlerë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










