Lajme
Zvicra anulon fluturimet drejt disa qyteteve gjermane
Swiss International Air Lines po anulon një numër fluturimesh midis Zvicrës dhe disa qyteteve gjermane. Të prekura janë kryesisht fluturimet ndërmjet Mynihut dhe Frankfurtit, ndërsa kompania ajrore aktualisht po vlerëson ndikimin e grevave në qytete të tjera. Thuhet se është prekur edhe trafiku rrugor dhe hekurudhor, shkruan Swissinfo, përcjellë albinfo.ch.
Për të dielën dhe të hënën janë anuluar fluturimet nga Zvicra drejt Mynihut dhe Frankfurtit për shkak të grevave të punonjësve të transportit në Gjermani. Fluturimet për në Berlin nuk janë të prekura nga greva dhe po vazhdojnë ashtu si ishin planifikuar ka thnë Michael Steif, raporton Swissinfo, përcjellë albinfo.ch.
Fluturimet nga Zvicra në Dresden, Dusseldorf, Hanover, Hamburg, Nuremberg dhe Shtutgart janë ende duke u vlerësuar. Gjithashtu të gjithë pasagjerët do të kontaktohen në lidhje me fluturimin e tyre. Po ashtu, Zvicra ka anuluar ditë më parë edhe të gjitha fluturimet drejt Greqisë, pikërisht për shkak të grevës, shkruan Swissinfo përcjellë albinfo.ch.
Sindikatat gjermane po kërkojnë një rritje pagash prej 10.5%, ose një rritje minimale prej 500 € në muaj, në mënyrë që ata që fitojnë më pak të përfitojnë më shumë. Sindikatat u kanë bërë thirrje anëtarëve në të gjitha fushat e sektorit të transportit që të hënën të hyjnë në greva mbarëkombëtare. Përveç anulimeve të fluturimeve, preken edhe transporti hekurudhor, rrugët ujore, portet dhe institucionet e autostradave. Në disa lokacione grevat janë caktuar të fillojnë të dielën, shkruan Swissinfo përcjellë albinfo.ch.
Hekurudhat Federale të Zvicrës po zëvendësojnë trena të shumtë ndërkufitarë për shkak të grevës hekurudhore në Gjermani – por vetëm brenda Zvicrës. Anulimet mund të fillojnë që të dielën dhe mund të zgjasin deri të martën, tha të enjten një zëdhënës i Hekurudhave Federale të Zvicrës. Ata këshillojnë që gjatë kësaj kohe të mos udhëtojë treni për në Gjermani, raporton Swissinfo përcjellë albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj Komunat në rajonin Jura Arc po përballen me vështirësi financiare për shkak të varësisë së lartë... -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër











