Kosova
Promovohet çiftelia nga blogeri i njohur në rrjetet sociale
Nuk janë të pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga të huajt. Njësoj ka ndodhur edhe me instrumentin e çiftelisë, përcjell albinfo.ch.
Në një kërkim të përditshëm në platformën “YouTube” mund të rastisni në kanalin personal të David Hilowitz (“David Hilowitz Music”). Me banim në Filadelfia, Hilowitz është regjisor filmi dhe krijues muzikor i cili promovon kultura të ndryshme.
Fokusi i tij veçmas qëndron te objektet të cilat janë të vjetra, instrumentet që nuk janë aq të njohura dhe gjithçka tjetër me të cilën mund të krijoj muzikë.
Në një prej videove të tij, Hilowitz tregon rrugëtimin e tij deri te një dyqan i antikave. Ndër të tjera, ajo që ia merr vëmendjen është një çifteli me flamurin kombëtar dhe me mbishkrimin “Kosova”.
Blogeri e merr instrumentin shqiptar për të mësuar më shumë për të. Madje ai promovon edhe artistë të ndryshëm shqiptarë të cilët dijnë t’i bien instrumentit me dy tela. Tutje mënyra e eksplorimit të tij është fantastike.
Me pasion të jashtëzakonshëm, ai bën krahasimin e çiftelisë me instrumentet e tjera si kitarë, tub organi të drurit e sint. Në secilin prej tyre formon një hap tutje për një akordim të ri për çiftelinë dhe rezultati është i mahnitshëm. Gjithë këtë proces ai e emëron me “Ky instrument mikrotonal ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën”.
Për dy ditë të publikimit të deritanishëm, videoja arrin të marrë gati 40 mijë shikime. Ndërkaq komentet nga shqiptarët nuk mungojnë.
“Si shqiptar ndihem i nderuar duke parë një joshqiptar duke ecur në këtë rrugë të gjatë për t’i shtuar kaq vlerë traditës sonë muzikore dhe për t’u ofruar mundësi kaq të mëdha artistëve të rinj dhe kujtdo që vendos të krijojë muzikë”, shkruan ndjekësi Hashim Krasniqi.
Madje ka të atillë që edhe ndërrojnë përshtypje për çiftelinë.
“Unë u rrita duke u mërzitur prej çiftelisë dhe duke e urryer pasi më duhej ta dëgjoja çdo ditë, por gjeta një vlerësim të ri”, thotë njëri nga komentuesit.
“Një kosovar këtu! E pashë këtë video dhe buzëqesha. Pastaj pashë që çiftelinë që e bëtë mostër, brohorita nga emocioni”, është komenti i radhës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej? Disa propozime dhe ndryshime janë aktualisht në proces në Zvicër që mund të ndikojnë në jetën... -
Zviceranët blejnë 1.7 milionë pemë Krishtlindjesh çdo vit -
Rriten çmimet e birrës në Zvicër -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice”











