Lajme
Vazhdon fluksi i lartë i emigrantëve në brigjet italiane
Një numër rekord prej 4 mijë emigrantësh mbërritën në ishullin italian të Lampeduzës në ditët e fundit.
Vetëm të shtunën, numri i zbarkimeve në Sicili arriti në 35 raste, me 1 mijë e 300 emigrantë të mbërritur. Ndërsa në Kalabri, mbërritën rreth 600 persona, të cilët u shpëtuan në mes të detit.
Të shtunën, anija “SOS Mediterranea” u kërcënua me armë zjarri nga e ashtuquajtura Roja Bregdetare Libiane.
Agjencia kufitare “Frontex” ka njoftuar ndërkohë se ardhje të tjera priten ditët në vazhdim.
Ndërkohë, të paktën 19 emigrantë të ardhur nga Afrika nën-Sahariane kanë humbur jetën në brigjet e Tunizisë, për shkak të fundosjes së varkës me të cilën po udhëtonin për të arritur Italinë.
Lidhur me emigracionin, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se shpreson në arritjen e një zgjidhjeje në nivel evropian, edhe pse vendet e tjera duken më pak të prekura nga fenomeni./euronews
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar













