Lajme
SHBA deklarohet nëse ka rrezik të përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi se do të dislokojë armë bërthamore taktike në Bjellorusi.
“Kemi parë raportime për njoftimin e Rusisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një deklarate.
“Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor, apo ndonjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive të aleancës së NATO-s”, tha SHBA-ja, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
Putin thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi
Më 25 mars presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës















