Lajme
Rritje alarmante e kriminalitetit në Zvicër
Zyra Federale e Statistikave në Zvicër ka publikuar të dhënat e fundit për vitin 2022 sa i përket kriminalitetit. Sipas statistikave, ka rritje krahasuar me vitet paraprake.
Numri i krimeve të rënda është rritur dukshëm që gjatë vitit 2022 janë regjistruar 1942 raste, ose 16,6% krahasuar me një vit më herët. Përdhunimet po ashtu kanë shënuar rritje në Zvicrës, sipas FSO, kjo rritje është 14.5%, u regjistruan 867 raste, lëndimet e rënda trupore u rritën për 17,2% dhe u kryen gjithsej 42 vrasje në Zvicër gjatë vitit 2022. Nga të gjitha vrasjet, 25 kanë ndodhur në shtëpi. 15 gra dhe një burrë u vranë në partneritete aktuale ose të mëparshme. Pesë nga viktimat ishin fëmijë të vrarë nga një prind, përcjell albinfo.ch.
Edhe numri i rasteve të vjedhjeve është rritur dhe, sipas FSO, është në nivelin e njëjtë sikur para pandemisë. U regjistruan 35.732 raste vjedhjeje, një rritje prej 14 për qind krahasuar me vitin pandemik 2021. Po ashtu pati rritje të vjedhjeve të xhepave me 20%, gjithsej 46,385 automjete u raportuan të vjedhura në vitin 2022, 15,9% më shumë se një vit më parë. Midis tyre ishin 14,153 biçikleta elektronike, një rritje prej 58.7% krahasuar me një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2022 janë regjistruar 33.345 krime me të ashtuquajturin komponent dixhital, një rritje prej 9.9%. Shumica e tyre janë krime kibernetike. Rritja është kryesisht për shkak të rasteve të phishing (+84.8%), sextorsion (para) (+54.0%) dhe mashtrimit të investimeve online (+29.2%), përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













