Lajme
Rikthehen linjat e transportit në Gjermani
Raportohet se linjat e transportit publik në Gjermani janë rifunksionalizuar në orët e para të së martës, pas një greve masive të punëtorëve të transportit të hënën, çka ka ndikuar në paralizim të shumë sektorëve të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Mijëra punëtorë të aeroporteve, hekurudhave dhe linjave të autobusëve e metrove, kanë mbajtur grevën në kërkim të një page më të mirë.
Në aeroportin e Frankfurtit, më të madhin në Gjermani, të hënën nuk është ofruar asnjë shërbim për pasagjerë dhe trafiku ajror pothuajse është ndalur plotësisht.
Pavarësisht se greva ka përfunduar në mesnatë, pasagjerët ende po përballen me vonesa dhe anulime të fluturimeve dhe udhëtimeve të tjera me trena në distancë të gjatë, ka thënë një zëdhënës për kompaninë kombëtare të hekurudhave Deutsche Bahn.
Greva 24-orëshe është thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve në Gjermani: Verdi dhe EVG.
Ato kanë kërkuar paga më të mëdha për punëtorët, në mënyrë që të përballen më lehtë me nivelin e lartë të inflacionit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










