Lajme
Shqiptari arrestohet në Britani, akuzohet se vrau një rumun
Një shqiptar është arrestuar nga policia e Britanisë së Madhe, nën akuzat për vrasjen e një shtetasi rumun.
Shqiptari 39 vjeçar, Armand Tafa, ngarkohet me akuzat për vrasjen e 44-vjeçarit rumun Stefan Stelian Moraru, raporton IO, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë tre shtetas të tjerë janë arrestuar më parë për këtë ngjarje, Migen Emilova, 35 vjeç, një 46-vjeçar dhe një 29-vjeçar.
Stefan Stelian Moraru kishte lindur në Rumani por prej disa kohësh punonte në Britaninë e Madhe. Shoku i tij i banesës është në mesin e të dyshuarve.
Kur u mor në pyetje nga policia, ai deklaroi se kishte qenë me rumunin në kazino atë natë. Por ata ishin ndarë rreth orës 03:00, kur ai u nis për në shtëpi dhe rumuni qëndroi sërish në kazino. Sipas tij, rumuni ata natë kishte fituar 2000 funta në lojëra fati.
Po atë natë, rumuni u gjet pa shenja jetë me një thikë në zemër./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










