Lajme
Dy trena dolën nga shinat, 12 të lënduar në Büren
Një tren rajonal Bern-Solothurn (RBS) doli gjithashtu nga shinat pranë stacionit në Büren zum Hof BE. Policia ka konfirmuar për Blick se ka pasur edhe një operacion për shkak të një aksidenti treni. Raporti është marrë në orën 16:50. Në Büren zum Hof kishte dymbëdhjetë të plagosur. Një person është plagosur rëndë. Nëntë të rritur dhe tre fëmijë janë mes të plagosurve. 40 persona u larguan nga vendi i ngjarjes pa pasur lëndime, përcjell albinfo.ch.
“Ka makina të panumërta të zjarrfikësve, polici, ambulanca dhe disa helikopterë Rega në vend,” thotë një lexues për Blick. Dy rrugët përgjatë shinave hekurudhore janë mbyllur. Aktualisht njerëzit janë duke u evakuuar, përcjell albinfo.ch.
Siç shkruan RBS, shërbimi i trenit në itinerarin e prekur është pezulluar për shkak të stuhisë. Ka autobusë zëvendësues të trenave. Po ashtu në Kräiligen pranë Bätterkinden BE me sa duket kishte një tjetër incident që përfshinte një tren RBS, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










