Lajme
Pritet një ankand spektakular në Cyrih
Tyrannosaurus Rex më 18 prill del në ankand me çmim 15 milionë franga
Si gjithherë, shteti i Zvicrës ofron spektakle interesante për banorët e saj, ku së fundmi është paraparë të hapet një ankand atipik më 18 prill në Tonhalle të Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se për herë të parë në Evropë do të shitet skeleti i një Tyrannosaurus Rex.
Sipas mediave zvicerane, çmimi fillestar është 5 milionë franga. Fosili i quajtur Trinity vlerësohet të jetë rreth 68 milionë vjeç dhe pritet të arrijë në 5-9 milionë dollarë kur të dalë në ankand në Cyrih më 18 prill.
Thuhet se skeleti i dinosaurit, i cili është 67 milionë vjet i vjetër, është 11.6 metra i gjatë dhe 3.9 metra i lartë; i quajtur “Trinity”, ai u grumbullua duke filluar nga tre ekzemplarë të ndryshëm të zbuluar midis 2008 dhe 2013 në formacionet Hell Creek dhe Lance Creek, në Montana dhe në Wyoming, në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, vetëm 50% e eshtrave janë origjinale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel












