Të tjera
Garë e ngushtë në Mal të Zi
Të dielën zhvillohet raundi i dytë i votimeve për president në Mal të Zi. Presidenti në detyrë, Milo Gjukanoviç, përballet me një sfidë të fortë nga ekonomisti Jakov Milatoviç, i arsimuar në Perëndim, i cili ka premtuar një fillim të ri pas një viti ngërçi politik. Asnjëri prej tyre nuk arriti të siguronte 50 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve. Analistët thonë se edhe rezultati i balotazhit pritet të jetë i ngushtë, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Milo Gjukanoviç ka dominuar Malin e Zi si president apo kryeministër për 33 vjet, që nga fillimi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Kundërshtarët e kanë akuzuar atë dhe partinë e tij për kapje të republikës së vogël ballkanike, akuza që ata i mohojnë. Rivali i tij në balotazhin që do të mbahet nesër është 37-vjeçari Jakov Milatoviç, ish-ministër i Ekonomisë dhe nënkryetar i lëvizjes Evropa Tani, e cila dëshiron lidhje më të ngushta si me Bashkimin Evropian, ashtu edhe me Serbinë, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Banorët e Malit të Zi shpresojnë që zgjedhjet do të ndihmojnë në tejkalimin e ngërçit gati njëvjeçar politik në vend. “Shpresoj që qytetarët do të vendosin se na duhet një rrugë evropiane, sepse situata është vërtet e pasigurt dhe kemi perspektiva kontradiktore. Kjo është gjithçka që mund të them”, thotë Dragana Rijavsek, për Zërin e Amerikës, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi në një pikë kthese vendimtare tani, dhe ndërsa besoj se fillimisht gjërat do të përkeqësohen, pas kësaj besoj se do të shfaqen forca të caktuara që përfundimisht do ta shtyjnë Malin e Zi në drejtim të përmirësimit, që tani nuk mund ta shoh nga asnjëra palë”, thotë Dushan Pejoviç, transmeton Zëri i Amerikës.
Gjukanoviç mori 35.37% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve më 19 mars, ndërsa zoti Milatoviç 28.92%, duke e dërguar vendin në balotazh pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme prej 50% të votave, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas













